Çfarë po ndodh në Maliq! Stadium të ri, ekip super, blerje cilësore…!
- Korca Boom
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Edhe pse këtë sezon do të luajë në kategorinë e dytë, Maliqi po befason nga dita në ditë.
Janë lajme që vijnë ditë pas dite nga kampi maliqar, teksa deri tani përveç grupit që ka në dispozicion trajneri Erjon Beqiri, janë prezantuar edhe 3 blerjet e para.
Ditën e djeshme është blinduar porta me Kostandin Dramollin, ndërkohë që më parë janë zyrtarizuar, Lion Ndoci dhe Mishel Kita. Tre blerje me shumë vlera dhe që e fuqizojnë së tepërmi Maliqin, i cili objektivin tashmë e ka të qartë, ngjitjen në kategorinë e parë.
Përveç afrimeve, për t'u veçuar është edhe fakti tjetër që po dje, kryebashkiaku i Maliqit, Gëzim Topçiu, ka prezantuar fushën e re, duke deklaruar që është një financim 100% nga ana e Bashkisë së Maliqit.
Duket se Maliqi vërtet po çudit me investimet dhe blerjet në merkaton e verës. Ndoshta kthimi i skuadrës në shtëpi, me “shtëpi” të re, fushën, padyshim që ka nxitur drejtuesit për të pasur një skuadër model.
Suksese Maliqi…!
