“Çmendet” Ballkani i Ilir Dajës mposht 4-1 Bate Borisov. 90 minuta larg Grupeve të Konferencë League
- Korca Boom
- Aug 24, 2023
- 1 min read
Sapo ka përfunduar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndeshja e parë e “play-off”-it mes Ballkanit të Ilir Dajës dhe Bate Borisov.
Një fitore e madhe 4-1 e djemve të Ballkanit që tashmë janë vetëm 90 minuta larg Grupeve të Konferencë League.
Ka festë sonte Prishtina. Ka festë gjithë Kosova dhe mbarë shqiptarët kudo ku janë, pasi Ballkani është e vetmja skuadër që thuajse e ka siguruar fazën e grupeve edhe pse do të luhet edhe ndeshja e kthimit.
Ilir Daja ka treguar edhe këtë herë se është një trajner i madh dhe më i miri mbarëshqiptar.
Sot në formacionin e Ballkanit, ishin tre ish-futbollistë të Skënderbeut. Portieri Enea Koliçi, Nazmi Gripshi dhe Bajram Jashanica.
Madje, ka qenë kosovari Jashanica që barazoi shifrat në 1-1, teksa miqtë kaluan të parët në avantazh 0-1. Në pjesën e dytë, shënoi dy herë Tolaj dhe në fund vulosi këtë fitore të madhe Thaqi.
Përfundimisht 4-1 për Ballkanin që një javë më vonë do të luajë ndeshjen e kthimit dhe kualifikimin e ka vetë në dorë.
Bravo dhe suksese, Ilir Daja!
Bravo Jashanica, Gripshi, Koliçi!
Bravo djemve të Ballkanit!
Nderuat gjithë shqiptarët anembanë botës…!

