Çmimi i Madh i Kanadasë - Montreal: Raundi i 10-të i Botërorit, 13-14-15 Qershor
- Jun 14, 2025
- 1 min read
Për të gjithë ndjekësit dhe dashamirësit e Formula 1, ju kujtojmë oraret e të gjitha sesioneve të fundjavës së garës së Kanadasë, e cila zhvillohet në qarkun urban “Gilles Villeneuve” në Montreal. Kjo është gara e 10-të në kalendarin e Kampionatit Botëror të Formula 1 për vitin 2025.
Fundjava e garës në Kanada zhvillohet me formatin klasik. Megjithatë, për zonën kohore europiane, oraret kthehen në ato të mbrëmjes dhe të mbrëmjes së vonë, për shkak të diferencës kohore prej -6 orësh me Montrealin, që ndodhet në pjesën veriperëndimore të globit.
E premte: Dy sesionet e Praktikave të Lira – Praktika e parë (PL1): Ora 19:30– Praktika e dytë (PL2): Ora 23:00
E shtunë:– Praktika e tretë (PL3): Ora 18:30 – Sesioni zyrtar i Kualifikimeve: Ora 22:00 – 23:00
E diel – Gara:– Ora 20:00 – Gjatësia e qarkut: 4.361 km– 70 xhiro– Distanca totale: 305.047 km
“KORÇA BOOM”
















