1 milion euro investim, “Tamara Nikolla” gati të prishet
- Korca Boom
- Jun 19, 2023
- 1 min read
Harrojeni pallatin e vjetër të sportit, shumë shpejt investim gjigand edhe atje
“Korça Boom” zbulon së fundi se të gjithë duhet ta harrojmë pallatin e sportit “Tamara Nikolla”, këtë pallat që duket se vërtet ka mbetur si një “ikonë” e vjetër. Pritet që ky pallat sporti të prishet dhe të zëvendësohet me një të rri.
Do të jetë një investim prej më shumë se 1 milion euro, që do të bëjë të mundur ndryshim total të këtij pallati, i cili do të zëvendesohet me një të ri. Investimi do të kryhet në momentin që do të prishet edhe stadiumi, për tu investuar edhe atje fuqishëm. Nuk dihen ende detajet, por e sigurtë është që ky pallat sporti së shpejti do të zëvendësohet me një modern.
Një lajm më shumë se i mirë ky për të gjithë tifozët bardhekuq të lojërave me dorë, investim që nuk kushton pak, por mbi 1 milion euro.
