1 vit pa "Komon", i cili ndërroi jetë më 10 shtator 2024, endacakun e FAMSHËM në Korçë!
- Sep 10, 2025
- 1 min read
Endacaku i kthyer në një nga personazhet më të njohur në qytetin e Korçës, ka ndërruar jetë më 10 shtator 2024, pra para 1 viti.
Kozma Melçani, i njohur si “Komo”, u gjet i pajetë në një ndërtesë të braktisur pas Katedrales.
Endacaku i kthyer në personazh të njohur, vuante nga problemet me zemrën dhe dyshohet që ka ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
“Komo” ishte korçari, i cili shihej në rrugët e qytetit, në çdo kohë, përshëndetej me çdo qytetar dhe turist, madje herë pas here krijonte situata komike me njerëzit.
Për Korçën, Komoja ka ngelur një nga endacakët më të dashur.
“KORÇA BOOM”
















