top of page

11 Maji/ Nis shpërndarja e materialeve zgjedhore në qarkun e Korçës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 5 days ago
  • 1 min read

Në qytetin e Pogradecit ka nisur procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore në KZAZ nr. 70, në kuadër të zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.


Sipas kryetarit të KZAZ-së, Mandi Mekolli, ky proces ka filluar prej orës 09:00 të mëngjesit dhe pritet të përfundojë brenda pak orësh.


Komisionerët e qendrave të votimit janë paraqitur në selinë e KZAZ-së për të tërhequr materialet zgjedhore që do të shpërndahen në shtatë njësitë administrative të bashkisë Pogradec.


Një risi e këtyre zgjedhjeve është përfshirja për herë të parë në procesin e votimit e grave që vuajnë dënimin në Institucionin e Vuajtjes së Dënimit në Pojskë.


Gjykata ka dhënë një vendim përkatës, ndërsa pritet që ky vendim të komunikohet zyrtarisht pranë KZAZ-së për të mundësuar zbatimin e tij.


Shpërndarja e materialeve zgjedhore ka filluar edhe në bashkinë e Maliqit, Devollit dhe Kolonjës.


Sa i përket Bashkisë Korçë, po bëhet shpërndarja e materialeve zgjedhore nga KZAZ e Fshatrave ndërsa në KZAZ e qytetit ende nuk ka nisur.


“KORÇA BOOM”





bottom of page