“11 Maji ndan dy epoka”, Berisha nga Korça: Rama donte të blinte Vrenozin, sepse nuk i duronte kritikat e tij, por…
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbylli fushatën elektorale në qytetin e Korçës, ku lëshoi mesazhine radhës për zgjedhjet e 11 majit.
Berisha theksoi se 11 Maji ndan dy epoka, për të larguar njëherë e mirë regjimin 12-vjeçar që përzuri korçarët dhe shqiptarët nga vendi.
Fjala e Berishës:
Katër ditë na ndajnë nga 11 maji, që për ne shqiptarët ndan dy epoka. Përjetuam 12 vite narkodiktaturë, një regjim që bëri çdo për të përzënë korçarët dhe shqiptarët nga vendi. Korça, nga një vend shprese, nga një qytet i mrekullueshëm, u boshatis si kurrë në historinë e vet. U larguan jo se nuk donin vendin me gjithë këto pasuri, por u detyruan nga rënia ekonomike.
Rruga Korçë-Ersekë shembet çdo muaj. Ka 12 vite që nuk mbaron korridori për të ardhur në Korçë. Rama erdhi zi pazarxhi, teksa mendoi se mund të blinte njërin prej jush, sepse nuk duronte dot kritikat e tij. Por qytetari i Korçës, që i uroj sot ditëlindjen, rastisi me norma morale. I uroj edhe 100 të tjera Ilir Vrenozit!
“KORÇA BOOM”
