top of page

13 vite punonjës në Prefekturë, ceremoni për daljen në pension për z. Zarif Biba!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 28
  • 1 min read

Për daljen në pension të z. Zarif Bika ka qenë Prefekti Nertil Jole, që ka shkruar këto rreshta në faqen e vet zyrtare duke publikuar edhe fotot e mëposhtme:


“Pas 13 vitesh punë në sektorin e Emergjencave Civile në Prefekturë, z. Zarif Biba del në pension, i falenderuar me respekt e dashuri nga stafi i institucionit me të cilin bashkëpunoi këto vite.


Unë dua ta falenderoj Zarifin edhe publikisht për punën e palodhur si Përgjegjës i një sektori dhe fushe shumë të rëndësishme, siç është Mbrojtja Civile. Ditë e natë (sipas rastit), është angazhuar në shërbim të qytetarëve, gjithmonë me një frymë produktive, duke bashkëpunuar për gjithë këto vite me shumë kolegë, brenda e jashtë institucionit.


Të gjithë bashkë i uruam pension të mbarë, shëndet e gëzime në familjen e tij.”


“KORÇA BOOM”



bottom of page