16-20 gusht të gjitha rrugët të çojnë në juglindje: Korça Berr Fest…!
- Korca Boom
- Jul 20, 2023
- 1 min read
Po afron gushti dhe padiskutim që gjithë shqiptarët e kanë mendjen te Festa e Birrës, që zhvillohet në qytetin më të madh juglindor të Shqipërisë, Korçë. Zyrtarisht janë mësuar tashmë datat që do të zhvillohet kjo festë dhe janë 16-20 gusht, pra pesë ditë “zjarr” në Korçë dhe që do të lenë pa gjumë një qytet të tërë.
Edhe këtë vit ashtu si një vit më parë Festa e Birrës do të zhvillohet në hyrje të qytetit, te Terminali i Autobusëve.
Organizatorët kanë akoma edhe një muaj kohë, por po nxitojnë për të prenotuar këngëtarët dhe gjithçka tjetër, që kjo Festë Birre të kthehet në një festë të vërtetë.
Sipas burimeve pranë hoteleve dhe bujtinave në qytetin e Korçës, kanë kohë që kanë filluar prenotimet për ditët që do të zhvillohet Festa e Birrës dhe padiskutim që 16-20 ditë të gjithë rrugët të çojnë vetëm në një qytet, në Korçën tonë të dashur.




