top of page

16 futbollistë në stol, janë e pakta 10 që po bëjnë gati “valixhet”…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 18, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu në miqësoren e djeshme kishte një organikë më shumë se të madhe, ndërkohë që 16-të futbollistë në stolin e rezervave, Gvozdenoviç nuk kishte pasur dhe nuk ka për të psur kurë.

Nga emrat që ishin dje në dispozicion për për të qenë në fushë minimalisht do të ikin 10 futbollistë.

Nga sot ndoshta që në këto momente stafi teknik po bën gati listën e atyre që duhet të largohen, ose do të ketë edhe nga ata që do të huazohen. Sidomos ata lojtarë që erdhën në fillim nga jashtë e sigurtë që nuk do ta kalojnë provën.

Por, përpara se të flasim për emra lojtarësh që do të seleksionohen, portali ynë po pret vetë trajnerin i cili do ta bëjë gjithçka zyrtare edhe për mediat.



bottom of page