top of page

17 vite burg, dhunë dhe abuzim seksual ndaj bashkëshortes në prani të fëmijëve

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 8
  • 1 min read

Një 40-vjeçar shqiptar është dënuar me 17 vite burg nga Gjykata e Selanikut, pasi u shpall fajtor për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë përdhunimin dhe dhunën e ushtruar ndaj bashkëshortes së tij.


Sipas autoriteteve greke, abuzimet ndodhën në mënyrë të përsëritur dhe në kushte tejet tronditëse, pasi gjithçka ndodhte në prani të fëmijëve të mitur të çiftit. Gruaja kishte qenë objekt i dhunës fizike, kërcënimeve dhe abuzimeve seksuale për një periudhë të gjatë kohore.


Gjykata e shpalli të pandehurin fajtor për përdhunim, dhunë të rrezikshme trupore dhe kërcënime serioze, duke vendosur që dënimi të jetë i menjëhershëm. Kërkesa për apelim pa efekt pezullues u rrëzua, çka do të thotë se ai u dërgua menjëherë në burg për të vuajtur dënimin.


Ngjarja ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik grek dhe ka rindezur diskutimet mbi dhunën në familje dhe nevojën për mbrojtjen e viktimave, veçanërisht kur në situata të tilla përfshihen edhe fëmijët.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page