top of page

2 ditë pushim për Skënderbeun, lojtarët nisen drejt familjeve të tyre…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 8, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu do të ketë plot dy ditë pushim, sot e nesër, pasi në fakt ka qenë një fazë përgatitore e lodhshme deri tani. Mbrëmë pas përfundimit të miqësores së fundit ndaj Flamurtarit, trajneri Ivan Gvozdenoviç, ka lajmëruar të tijtë se i meritojnë pushimet dhe u ka lënë plot dy ditë të tilla.

Në këtë mënyrë, pjesa e futbollistëve nga Kosova dhe Maqedonia janë nisur qysh mbrëmë drejt familjeve të tyre për të shfrytëzuar ditët e pushimit, ndërkohë që edhe të tjerët që janë më pranë, kanë udhëtuar qysh mbrëmë.

Të vetmit që kanë mbetur në qytetin e Korçës janë futbollistët e huaj, të cilët nuk kanë mundësi që të udhëtojnë për vetëm 48 orë, pasi është largësia ajo që i detyron të qëndrojnë për të pritur skuadrën në Korçë.

Skuadra do të startojë sërish stërvitjen vetëm ditën e enjte dhe porosia e Gvozdenoviç mbrëmë ka qenë që askush nuk duhet të vonohet, pasi të gjithë duhet të jenë korrektë të enjten pasdite kur të rifillojnë seancat stërvitore.



bottom of page