top of page

25 sportistë të Arteve Marciale seminar në Korçë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 11, 2023
  • 1 min read

Është zhvilluar në qytetin e Korçës seminar për dyluftimin e drejtuar nga Instruktori Ndërkombëtar, Dashamir Lleshi. Ky seminar është zhvilluar nga ekipi i Akademisë së Arteve Marciale të Korçës.

Ishin prezentë 25 sportistë (më të apasionuarit e disiplinës së dyluftimit).

Të gjithë arritën të merrnin njohuri të larmishme rreth Sparringut Taekwondo I.T.F duke i vënë më pas edhe në praktikë..

Falenderimi i veçantë shkon për Instruktorin Dashamir Lleshi, për bashkëpunimin dhe gadishmërinë e shprehur për këtë seminar.

Organizime të tilla janë gjithmonë një rritje e nivelit të Taekwondo-së, duke e bërë atë më të bukur dhe më profesionale.



bottom of page