top of page

269 aplikantë në konkursin e Edukim Fizik dhe Sporte. Lexoni emrat…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Universiteti “Fan S. Noli” ka njoftuar pak momente më parë të gjithë konkurentët në programin Edukim Fizik dhe Sporte se konkursi do të jetë në datën 21 gusht në orën 09:00. Janë 269 konkurentë: Ja njoftimi dhe lista me emrat:

NJOFTIM PËR DATAT PËR REGJISTRIMIN DHE ZHVILLIMIN E KONKURSIT TË TESTIT PRAKTIK PËR PROGRAMIN E STUDIMIT "BACHELOR" NË "EDUKIM FIZIK DHE SPORTE”, VITI AKADEMIK 2023-2024

-Aplikantët fitues të programit të studimit "Bachelor" në "Edukim Fizik dhe Sporte" njoftohen se në datën 21 gusht 2023, ora 09:00, do të zhvillojnë në mjediset e Qytezës së Femijëve testin praktik për këtë program studimi.

-Pjesëmarrësit në konkurs duhet të registrohen paraprakisht pranë Sekretarisë së departamentit në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, kati I, nga data 7-17 gusht 2023, ora 09.00-14.00, ku duhet të dorëzojnë këto dokumente:

-Dokument identifikimi (fotokopje të kartes së identitetit ose pasaportës);

-Raportin mjeko-ligjor të nënshkruar dhe të vulosur nga Komisioni Mjeko-Ligjor;

-Mandatpagesën e tarifës së konkurrimit;

-2 fotografi personale, 4x6

Modelin e raportit mjeko-ligjor dhe mandatpagesën e tarifës së regjistrimit mund ta tërhiqni paraprakisht në zyrën e informacionit në Sekretarinë e departamentit në Fakultetin e Edukimit dhe Filologjisë, kati I.


bottom of page