33 vite më parë, Korça shkëlqente me to/ Një brez vajzash që nuk harrohet
- Korca Boom
- Aug 19
- 1 min read
Vitet ikin, por harresa nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë për vajzat e basketbollit korçar. Ato që për dekada me radhë na bënë të ndihemi krenarë, mbeten në kujtesën e qytetit si simbole të pasionit, disiplinës dhe përkushtimit ndaj sportit.
Nuk janë thjesht emra që ne i kujtojmë, por përmes tyre ne sjellim një pjesë të historisë së artë të sportit në Korçë. Plot 33 vite më parë është fiksuar kjo foto e çmuar, ku shfaqet një ekip që përfaqësonte me dinjitet dhe talent qytetin tonë në basketbollin shqiptar.
Në foto ndodhen dy trajnerët e nderuar: Edmond Dushku dhe Artjan Kostani. Bashkë me ta, një brez vajzash të talentuara që mbetën në memorien e sportdashësve korçarë: Migena Plasa, Elona Pero, Krisanthi Gjoka, Alma Gegolli, Helena Hanxhi, Silvana Terezi, Majlinda Subashi, Florenca Sulenji dhe Aida Nakolli.
Ky grup nuk është vetëm një kujtim nostalgjik. Është një dëshmi e gjallë e asaj kohe kur basketbolli për vajzat në Korçë kishte një identitet, një shpirt dhe një zë të fuqishëm që ende jehon në kujtesën kolektive.
“KORÇA BOOM”



















