top of page

36-vjeçari vetëplagoset me armë zjarri, arrestohet bashkë me shokun që fshehu armën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 3
  • 1 min read

Mëngjesin e sotëm, rreth orës 02:40, në Spitalin Rajonal të Vlorës është paraqitur i plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi O. A., 36 vjeç, banues në Vlorë. Ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe nga kqyrja e kamerave të sigurisë, u konstatua se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Çakërri”, në vendin e njohur si “shkallët e varrezave të dëshmorëve”. Sipas hetimeve, 36-vjeçari është vetëplagosur aksidentalisht me armë zjarri të llojit pistoletë.


Në momentin e ngjarjes ka qenë i pranishëm edhe shoku i tij, shtetasi G. M., 42 vjeç, banues në Vlorë, i cili pas incidentit ka kryer veprime për fshehjen e armës dhe, së bashku me të dëmtuarin, nuk ka kallëzuar ngjarjen në organet ligjzbatuese.


Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë të dy personat:

  • O. A., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”;

  • G. M., për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”, “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Aktualisht, po punohet për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje. Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page