top of page

4 minuta tension në Skënderbeu-Malisheva, ja çfarë ndodhi…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 28, 2023
  • 1 min read

Ishte një ndeshje miqësore, por në fakt pati momente tensioni mes Skënderbeut dhe Malishevës. Në minutën e 72-të, pas një ndërhyrjeje në zonën mike, tensioni filloi mes disa lojtarëve në fushë.

Një tension i pazakontë, por që ra në sytë e të pranishëmve në shkallët e stadiumit.

Edhe pse në ato momente u krye edhe një ndërim, momentet e acarimit mes futbollistëve të të dy skuadrave vijuan edhe më tej, madje më shumë se katër minuta ju deshën gjyqtarit Ervin Kotomelo që të ulte “gjakrat”.

Këto pamje që shikoni nga fotoja më poshte i përkasin këtij momenti tensioni, por që në fund të ndeshjes të dy skuadrat dhe futbollistët e tyre i dhanë dorën njëri-tjetrit.



bottom of page