top of page

400 tifozë në miqësore, sërish jo numri që pritej…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 17, 2023
  • 1 min read

Pak më shumë se 400 tifozë kanë qenë dje në shkallët e stadiumit “Skënderbeu” në ndeshjen miqësore mes Skënderbeut dhe Lushnjës. Një numër i konsiderueshëm, por jo ai që pritej edhe pse ishte thjesht një ndeshje testi.

Gjithsesi ata që kanë qenë në stadium e kanë mbështetur skuadrën e tyre të zemrës dhe kanë dhënë opinionet e tyre pas përfundimit të takimit, ndërkohë që ndoshta edhe Festa e Birrës që startoi dje, ka bërë që numri të mos ishte ai që pritej.

Tifozët në fakt mezi e presin prezantimin e skuadrës së tyre të zemrës dhe do të duket qartë në ndeshjet e superligës, por që në këtë moment, interesimi nuk është ai që duhet për një ekip që rikthehet në superligë.

Në testin e radhës miqësor shpresohet që të ketë më shumë të pranishëm në shkallët e stadiumit.

Kjo foto është shkrepur pasditen e djeshme, ku duken një pjesë e tifozërisë.



bottom of page