top of page

6 vjet pa të madhin e skenës Sotiraq Çili…!

  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Si sot 6 vjet më parë u nda nga jeta një emër i madh i artit, një aktor dhe regjisor vërtet i madh, siç ishte Sotraq Çili.

Sa shumë role numëron Çili, duke na bërë që të rriteshim edhe me këtë aktor si me shumë të tjerë që sot nuk jetojnë më. Sotiraqi u nda në moshën 75-vjeçare dhe padyshim që la prapa role të shumta.

Filmi i parë ku ai mori pjesë ishte “Flamur me dallgë” në vitin 1970. Për të vijuar më pas me “Një udhëtim i vështirë”, “Tomka dhe shokët e tij”, “Gjenderal Gramafoni”, “Pas gjurmëve”, “Një natë nëntori”, “Karnavalet”, “Prita”, “Vjeshtë e nxehtë” etj. Në vitin 1988 ai interpretoi në filmin “Rikonstruksioni” me regji të Vladimir Kasaj dhe skenar të Vito Koçit. “Kronikë e një nate”, është filmi ku interpretoi në vitin 1990, nën regjinë e Esat Ibros dhe skenar të Bashkim Hoxhës.

Ka qenë djali i tij, Juxhin Çili që ka bërë sot këtë postim:

Sot u mbushën 6 vjet nga dita që Ju, prindi ynë i dashur, u ngjite në parajsë. Vitet mund të shkojnë, por kujtimet dhe këshillat e tua, nuk mund të shqiten nga kujtesa jonë. Krenar për virtytet e tua, babi ynë!



bottom of page