top of page

65-vjeçari dhunon bashkëshorten, lëshohet urdhërmbrojtje

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 23, 2023
  • 1 min read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. M., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesëpadia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. B., 39 vjeç, banues në Laç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, qëndron në një banesë të marrë me qira, në kundërshtim me afatin e përcaktuar në kontratë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit D. M., 40 vjeç, banues në Durrës dhe R. M., 24 vjeç, banues në Korçë, pasi në qytetin e Ersekës, për motive të dobëta, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë goditur me grushte, një 59-vjeçar.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



bottom of page