top of page

-7 ditë nga superliga, Skënderbeu duhet të ndezë “motorët”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Nga sot deri më 26 gusht që do të jetë starti i superligës kanë mbetur edhe 7 ditë që superliga të ndezë “motorët”. Por këto “motorë” duhet t’i ndezë edhe Skënderbeu, skuadër që u rikthye në elitën e futbollit shqiptar dhe ka një mision jo fort të lehtë.

Të gjithë në Korçë presin me padurim startin dhe të shikojnë skuadrën e tyre të zemrës edhe pse në fakt shorti i Skënderbeut është një short “ferri” të cilin e kemi cituar qysh nga momenti që u rrotulluan goglat.

Skënderbeu do ta nisë rrugëtimin me një ndeshje transferte të vështirë në Rrogozhinë ndaj Egnatias vendase, që sapo provoi forcat pak ditë më parë me një përballje ndaj gjigandit Inter, duke u mundur 4-2, por duke bërë një paraqitje të shkëlqyer.

Skënderbeu nuk ka më kohë dhe duhet të ndezë “motorët”. Superliga është në prag dhe Takaj, Gvozdenoviç, stafi drejtues dhe stafi teknik, bashkë me futbollistët duhet të tregojnë qysh në start që ky ekip quhet Skënderbeu dhe nuk u rikthye rastësisht në superligë.



bottom of page