8 të huaj “hall” më vete te Skënderbeu... Zbuloni emrat…!
- Korca Boom
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Skënderbeu ka afruar deri në këtë moment të fazës përgatitore një numër të madh futbollistësh të huaj, ndërkohë që pavarësisht merkatos që duhet thënë se është cilësore, ky është edhe një hall më vete për Skënderbeun.
Në ndeshjet e superligës lejohet të aktivizohen në një ndeshje vetëm 4 futbollistë të huaj, ndërkohë që gjatë lojës, mund të ndërrohen futbollistët e huaj po me njëri-tjetrin.
Deri tani duket se janë zyrtare pjesë e Skënderbeut, 8 emra futbollistësh të huaj, ndërkohë që e vetmja mëdyshje është nëse, Suhejl Muharem ka pasaportë shqiptare apo jo, pasi të tjerët e sigurt që nuk kanë. 2 brazilianë, 2 nigerianë dhe nga një lojtar, nga Gana, Guinea, Xhamajka dhe Maqedonia, janë 8 shtetet që kanë mbushur Skënderbeun me futbollistë.
Problemi është se disa emra të tjerë futbollistësh do të huazohen apo do të largohen prandaj nuk i kemi përfshirë në listë. Me pak fjalë, këta 8 lojtarë janë zyrtarisht pjesë e Skënderbeut dhe duan apo nuk duan korçarët merkatoja me të huaj është e mbyllur, pasi 8 janë shumë dhe më shumë se kaq nuk ka mundësi që juglindorët të afrojnë.
8 futbollistët e huaj të Skënderbeut, duke hequr disa të huaj që mund të mos i bëjnë më punë klubit bardhekuq:
Randi Dumfur (Gana)
Marko Ramos (Brazil)
Juri Merlim (Brazil)
Suhejl Muharem (Maqedoni)
Zhordan Fleçer (Xhamajkë)
Mario Rabiu (Nigeri)
Muhamed Diabi (Guinea)
Samuel Ajine (Nigeri)
