9 shkronja të arta që pushtonin “Elbasan Arenën”
- Korca Boom
- Jul 7, 2023
- 1 min read
Një nga fotot më të bukura dhe më domethënëse po sjellim për ju të nderuar miq gjatë ditës së sotme. Kjo që shikoni është fiksuar në foto shumë vite më parë në qytetin e Elbasanit.
Asaj kohe Skenderbeu luante ndeshjet europiane në “Elbasan Arena”, ndërkohë që 9 djem përpara stadiumit në Elbasan janë reshtuar të veshur me nga një shkronjë, ku citohej emri Skënderbe.
Një foto që flet më shumë se fjalët dhe padiskutim këto emocione që përjetuam as që nuk mund të krahasohen dhe as mund ti imitojë kush në Shqipëri.
Ishte koha e Skënderbeut të artë dhe vërtet një Bravo e madhe për këta djem për këtë koreografi me bluza dhe me emrin e Skënderbeut.
Nëse do të flitet pas shumë dekadash dhe kjo gjë do të ndodhë, kjo foto do të reshtohet ndër të parat, sepse është më e veçanta.
Faleminderit djema…
