A do të hapen dyert e stadiumit “Skënderbeu”?
- Korca Boom
- Apr 23
- 1 min read
Duhen edhe afro katër ditë që të luhet ndeshja më e madhe e gjithë sezonit në Korçë, aty ku Skënderbeu do të presë ekipin e Bylisit. Një ndeshje që vendos shumë, dhe interesi është i madh, ku natyrshëm futet edhe sportdashësi.
Pa ta, një ndeshje futbolli do të ishte shumë e vakët. Por nuk është vetëm kaq, pasi ata janë faktorë dhe aktorë natyrisht në shkallët e stadiumit.
Në ndeshjen kundër Tiranës është marrë një vendim që, të paktën pjesa përballë tribunës qendrore, ajo ku ulen zakonisht ultrasit, të ishte e hapur pa bileta; pra, ishte një hyrje e lirë.
Tani, në këtë ndeshje pritet një tjetër vendim: a do të ketë një hapje të pjesshme, apo do të jetë totale?
Kjo mbetet për t’u parë, por llogjika thotë se hapja duhet të ndodhë – dhe besohet se do të ndodhë, për të pasur sa më shumë sporttdashës.
"KORÇA BOOM"
