A duhet tashmë të mendohet për futbollistët korçarë të huazuar?
- Korca Boom
- May 2
- 1 min read
Në këto momente, skuadra e Skënderbeut duket se po ndërpret marrëdhëniet me disa futbollistë. Kjo ndodh ose, sepse ata nuk ishin të përshtatshëm për ekipin, ose sepse vetë futbollistët nuk mund të pranojnë të luajnë në Kategorinë e Parë.
Megjithatë, kjo ka pak rëndësi për momentin, pasi ne po e shohim situatën nga një këndvështrim tjetër, i cili lidhet me afrimet që do të bëhen në ekip.
Pavarësisht se si do të mendohet dhe kë do të afrojë klubi, ajo që tërheq vëmendjen është fakti se shumë futbollistë të rinj korçarë, të cilët nuk gjetën hapësira sezonin e kaluar, janë huazuar në ekipe të tjera ose kanë kërkuar të largohen.
Tani shtrohet pyetja: Si do të veprohet me ta?
Janë futbollistë korçarë të dalë nga akademia korçare dhe nuk janë pa vlera. Përkundrazi, ata kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në ekipet ku janë huazuar, duke qenë titullarë gjatë gjithë sezonit.
"KORÇA BOOM"
