Abdul Temitope largohet nga Skënderbeu...!
- Korca Boom
- Jun 21, 2023
- 1 min read
Afrikani mund të luajë në Turqi, ose në Vietnam, por kjo mbetet zgjedhja e tij

Tani mund të thuhet se Temitope është një ish te korçarët. Kjo për faktin se ai nuk do të jetë në planet e trajnerit Ivan Gvozdenoviç. Sulmuesi në fakt tregoi vlera dhe dha një kontribut te korçarët në sezonin e kaluar si një sulmues kryesor që herë aktivizohej në qëndër dhe herë në krahët e sulmit. Më 11 gola të shënuar ai ishte më i miri, por duket se bashkëpunimit këtu i ka ardhur fundi. Për të ka disa ekipe edhe nga superliga të interesuara por futbollisti ka bërë një zgjidhje tjetër, ai ka gati një kontratë për të luajtur në Vietnam por në këto momente është në pritje, pasi kërkohet edhe nga një ekip i Turqisë, brenda muajit mësohet edhe e ardhmja e tij.