Abissnet Superiore/ Java e 15-të. AF Elbasani mund Vllazninë, Partizani fiton derbin. Triumfojnë edhe Egnatia & Dinamo City
- Korca Boom
- 18 hours ago
- 1 min read
AF Elbasani – Vllaznia dhe Flamurtari – Dinamo City ishin dy ndeshjet e fundit të javës së 15-të të kampionatit “Abissnet Superiore”.
Në “Elbasan Arena”, AF Elbasani mundi shkodranët 1-0 dhe kryeson i vetëm kampionatin me 29 pikë.
Dinamo City mposhti Flamurtarin në transfertë 3-0 dhe ngjitet në vendin e tretë me 26 pikë.
Po sot, Egnatia mundi Vorën në shtëpi 2-0 dhe me këtë fitore rrogozhinasit renditen të dytët me 28 pikë, një më pak se AF Elbasani.
Partizani fitoi derbin e kryeqytetit, duke mundur Tiranën 2-0 në “Air Albania”. Të kuqtë po kalojnë një moment pozitiv në kampionat dhe numërojnë 20 pikë, duke u ngjitur në vendin e gjashtë.
E vetmja sfidë që u mbyll në barazim ishte Bylis – Teuta, me rezultatin 1-1.
“KORÇA BOOM”




















