Agim Zeqo, ose arkitekti i Skënderbeut të madh…
- Korca Boom
- Jul 2, 2023
- 1 min read
Nëse ka një njeri që sot në Korçë e kujtojnë padiskutim shumë dhe me nostalgji, është Agim Zeqo.
Në fakt, në këtë qytet Agim Zeqon e njohin si Gimja i Red Bullit, por më shumë e njohin si Gimja i Skënderbeut. Kjo, për atë se i ka dhënë kaq shumë futbollit të këtij qyteti dhe e ka çuar aq larg, sa askush në këtë qytet nuk e kishte parë në ëndërr dhe jo më ta përjetonte atë që përjetoi.
Ishte Agim Zeqo që morri drejtimin e Skënderbeut në fillimin e kohëve të arrta, madje bashkë me Zeqon në atë kohë erdhën një “mal” me biznesmenë, midis tyre edhe Ardjan Takaj. E mbajti dy sezone Skënderbeun, e ngjiti në superligë, e shpalli kampion dhe ishte Zeqo pikërisht arkitekti i Skënderbeut të madh.
Në fundin e korrikut të vitit 2012, Agim Zeqo u largua për t’ia lënë vendin Ardjan Takajt dhe për ta lënë Skënderbeun në duar të sigurta.
Më shumë se fjalët që mund të themi sot, Agim Zeqo do të kujtohet për atë se e mbushi stadiumin “Skënderbeun” plot e përplot. Ngriti një skuadër me mentalitet të madh europian dhe tifozët nuk kanë për ta harruar kurrën e kurrës.
Sot, është Ardjan Takaj, ai që vazhdoi idenë e Agim Zeqos, një tjetër president me plot gojë i madh, aq sa është edhe Skënderbeu.
Gime! Faleminderit për gjithçka që i dhe Korçës tënde.
Në këtë foto që po sjellim më poshtë është Agim Zeqo dhe Ardjan Takaj, më shumë se një dekadë më parë, dy njerëz që bashkë kanë bërë historinë e Skënderbeut.
Faleminderit me plot gojë,

Gime…!