top of page

Aksident fatal gjatë punës: Shqiptari rrëzohet nga pema dhe plagoset rëndë nga sharra, ndërron jetë në spital

  • Sep 24, 2025
  • 1 min read

Një 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasditen e sotme në Greqi.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Larisës, pak para orës 18:00, ku viktima ndodhej duke punuar nën një pemë me një sharrë elektrike. Sipas raportimeve të mediave lokale, përfshirë Protothema, burri po kryente punime prerjeje, kur në rrethana ende të paqarta, humbi kontrollin mbi mjetin prerës.


Për pasojë, ai u rrëzua nga pema dhe sharra elektrike i ra mbi këmbë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të ndihmës së parë dhe transportimit drejt spitalit, 50-vjeçari nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra.


Autoritetet greke kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page