Aksident i frikshëm në Çiflig, makina tip “Ford” i hyn mespërmes trafikndarëses
- Korca Boom
- Jul 25, 2023
- 1 min read
Aksident i frikshëm sot rreth orës 09.10 të paradites në aksin rrugor Korçë-Devoll dhe më konkretisht pranë fshatit Çiflig. Shtetasi O.P, duke drejtuar automjetin tip FORD, dyshohet se ka humbur kontrollin në drejtimin e automjetit të tij dhe ka dalë nga rruga.
Automjeti sipas polisicë ka hyrë nëpërmjet trafikndarëseve dhe për pasojë drejtuesi i automjetit është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor dhe policia po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
