AKSIDENT me të plagosur në Pogradec, një grua përfundon në spital
- Korca Boom
- Apr 16
- 1 min read
Në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë dhe më konkretisht pranë fshatit Piskupat ka pasur një aksident mes dy automjeteve që janë përplasur me njëri-tjetrin.
Pas aksidentit mësohet se ka mbetur e plagosur një grua që është nisur menjëherë në drejtim të spitalit ku po merr edhe ndihmën e stafit mjekësor.
Njëri nga mjetet e kësaj përplasjeje ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi trafikndarëset dhe për pak sa nuk përfundoi në liqen.
Policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur detajet e aksidentit.
“KORÇA BOOM”
