top of page

Aksident në aksin Lin-Pogradec/ Automjeti humb kontrollin, shkak lagështia

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 29
  • 1 min read

Një aksident është rregjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Lin – Pogradec. Një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësit dhe për pasojë ka kaluar më korsinë e biçikletave duke shkaktuar dëme të shumta materiale.


Dyshohet se shkak i aksidentit ka qënë lagështia në rrugë dhe humbja e kontrollit të mjetit.

Aktualisht raportohet se nuk ka të dëmtuar, drejtuesi i automjetit ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe pas aksidentit ështe transportuar në spital për kontrolle, por pa dëmtime.


Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./CNA



“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page