Aksident përpara spitalit të Korçës!
- Korca Boom
- May 20
- 1 min read
Një aksident me një të plagosur në bulevardin "Fan Noli" në afërsi të spitalit të qytetit të Korçës paraditen e sotme. Mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motoçikletë.
Mësohet se për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës, i cili ndodhet në spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për shkaqet e këtij aksidenti, por duket se njëri nga mjetet e përfshira në aksident nuk ka respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.
“KORÇA BOOM”
