Aksidenti më pasojë vdekjeje, policia në deklaratë
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 1 min read
Aksidenti me pasojë vdekjen e shtetasit Ilir Duni, pak orë më parë në fshatin Neviçisht, ka bërë që Policia të dalë në një deklaratë, në të cilën thuhet:
Korçë / Informacion paraprak
Më datë 25.06.2023, rreth orës 14:50, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, pranë kryqëzimit të fshatit Neviçisht, Korçë, automjeti kamion tip "Scania" me drejtues shtetasin V. Ç., është përplasur me automjetin tip "Opel", me drejtues shtetasin I. D., 63 vjeç, banues në Korçë (punonjës policie pranë Stacionit të Policisë Kufitare Goricë, i cili po kthehej nga shërbimi) si pasojë e përplasjes, ka ndërruar jetë.
Drejtuesi i automjetit tip kamion shtetasi V. Ç., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.
