Aksidenti në Qafë Plloçë, nëna dhe vajza 27-vjeçare përfundojnë në spital
- Korca Boom
- Apr 21
- 1 min read
Një 27 vjeçare ka qenë duke udhëtuar brenda këtij bypassi se bashku me nënën e saj në këtë segment që është ende kantier ndërtimi e nga pakujdesia e saj ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga dhe rënë poshtë në njërën nga urat.
Nga ky aksident ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe nëna e saj që udhëtonte si pasagjere të dy te plagosurat ndodhen në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën.
Duhet thënë se ky segment rrugor duke qenë se është ende në ndertim e sipër nuk është i qarkullueshëm për mjetet që dalin nga Pogradeci ashtu e për të tjerët që vijnë nga Korça ne drejtim te këtij qyteti
Herë pas here policia e qarkullimit rrugor ka qenë e detyruar të kontrollojë segmentin në hyrje dhe dalje.
Njoftimi i policisë:
Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 14:35, në aksin rrugor "Pogradec-Korçë", shtetasja D. M., 27 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip "Ford" dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar drejtuesja e mjetit shtetasja D. M., dhe nëna e saj pasagjere në mjet, të cilat po marrin mjekim në spital, në gjendje jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rethanave të aksidentit.
“KORÇA BOOM”
