top of page

Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!

  • Jun 19, 2025
  • 1 min read

Aktivitet i veçantë me fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq!

Një ditë plot ngjyra, buzëqeshje dhe energji pozitive u zhvillua për fëmijët e Qendrës Ditore në Maliq, ku ata u përfshinë në lojëra, piktura, kërcime dhe këngë, duke shfaqur kreativitetin dhe gëzimin e tyre të pafund.


Aktiviteti u konceptua për të nxitur zhvillimin social dhe emocional të fëmijëve, përmes lojës, artit dhe argëtimit, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe gjithëpërfshirës.


Ky aktivitet u mbështet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim - UNDP, përmes projektit LNV, të financuar nga Embassy of Switzerland in Albania.


Iniciativa të tilla janë shembull i përkushtimit për të krijuar mundësi të barabarta dhe të lumtura për çdo fëmijë!


“KORÇA BOOM”


bottom of page