top of page

Alarm / Të miturit përleshen me th*ika

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 12
  • 1 min read

Një ngjarje shqetësuese ka ndodhur mbrëmjen e sotme në periferi të Tiranës, ku pesë të mitur janë përfshirë në një përleshje fizike që ka përfunduar me plagosjen e tyre. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30 në zonën e Pedonales së Bathores.


Sipas informacionit zyrtar nga Policia e Tiranës, dyshohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta. Gjatë përplasjes, të rinjtë kanë pësuar dëmtime të lehta, të shkaktuara me mjete të mprehta. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Policia ka shoqëruar disa persona të përfshirë në ngjarje, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat e konfliktit.

Ngjarja ka ngritur shqetësime mbi sigurinë dhe dhunën në radhët e të miturve, ndërsa priten detaje të mëtejshme nga autoritetet.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page