Aleanca Franceze e Korçës takim të veçantë me z. Skënder Sherifi, një nga partnerët tanë të rëndësishëm kulturorë
- Korca Boom
- May 24
- 1 min read
Aleanca Franceze e Korçës pati kënaqësinë të organizojë një takim të veçantë me z. Skënder Sherifi në Bibliotekën e Qytetit, një nga partnerët tanë të rëndësishëm kulturorë.
Skënder Sherifi është një figurë e shquar në botën frankofone dhe ndërkombëtare. Intelektual i angazhuar, ai ka lënë gjurmë të thella në fushën e letërsisë dhe mendimit bashkëkohor. Ai është një nga të paktët autorë shqiptarë të përmendur në fjalorin prestigjoz “Dictionnaire mondial des littératures” të botimeve Larousse.
Gjatë takimit, z. Sherifi ndau historinë e jetës së tij – një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes kulturave, me plot paradokse dhe përvoja transformuese – që ngjalli interes dhe emocione të forta tek publiku. Pyetjet dhe dialogu i hapur që pasuan e bënë këtë takim një përvojë të veçantë për të gjithë të pranishmit.
Faleminderit Z. Skënder Sherifit për ndarjen e kësaj historie frymëzuese dhe Bibliotekës së Qytetit për bashkëpunimin!
“KORÇA BOOM”


