top of page

Alfred Mensah, ja kur pritet të udhëtojë drejt Korçës…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 15, 2023
  • 1 min read

Një tjetër afrim me shumë vlera për Skënderbeun do të jetë edhe ai i Alfred Mensah. Sulmuesi që aktualisht është pjesë e Partizanit ka mbyllur marëveshjen me Skënderbeun dhe menjëherë pas ndeshjeve europiane me të kuqtë, do të udhëtojë drejt Korçës.

Të martën e ardhshme, pra më 18 korrik Partizani do të luajë edhe ndeshjen e kthimit europiane dhe nëse nuk do të kalojë më tej, atëherë Mensah do të udhëtojë menjëherë për tu bashkuar me Skënderbeun.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç e llogarit si lojtar titullar Alfred Mensah dhe prandaj mezi e pret ta ketë në skuadër.

Tashmë mbetet për tu parë sa do të jetë aventura e të kuqve në Europë, në mënyrë që më pas Mensah të vijë te Skënderbeu.



bottom of page