Alfred Mensah pranë transferimit te Bylisi / Ish-sulmuesi i Skënderbeut rikthehet sërish në skenë
- Aug 20, 2025
- 1 min read
Ish-lojtari i Skënderbeut, Alfred Mensah, duket se është shumë pranë një tjetër kapitulli në karrierën e tij në Shqipëri. Sulmuesi ganez pritet të transferohet te ekipi i Bylisit, duke shtuar një tjetër fanellë shqiptare në historikun e tij futbollistik.
Mensah mbërriti për herë të parë në Shqipëri nga Kosova dhe u bë i njohur me paraqitjet e tij në radhët e Skënderbeut. Më pas, ai kaloi te Partizani, ndërsa sezonin e fundit e mbylli me Vllazninë.
Tani, sipas të gjitha gjasave, 23-vjeçari do të veshë fanellën e Bylisit, ekip që po përgatitet të forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri.
“KORÇA BOOM”
















