top of page

Alma Angjo zgjidh dëmtimin e gjatë të futbollistit nigerian të Maliqit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 27
  • 1 min read

 Sulmuesi nigerian i ekipit të Maliqit, Mutiu Adeoye Olamilekan, ka nisur rikuperimin pas një dëmtimi të gjatë në gju, falë trajtimit në klinikën e fizioterapistes së njohur Alma Angjo.


Futbollisti kishte ndjerë sërish shqetësime në gjurin e djathtë tre ditë më parë, gjatë një seance stërvitore. Ky problem ka qenë i pranishëm për më shumë se një vit e gjysmë, periudhë në të cilën lojtari është trajtuar në disa klinika të ndryshme, por pa arritur rezultatet e dëshiruara.


Ndryshe nga më parë, pas seancave të para te Angjo, lojtari ka treguar përmirësim të dukshëm dhe pritet të jetë së shpejti i gatshëm për trajnerin Egli Malesia.


Ky rikuperim është një lajm i rëndësishëm për skuadrën e Maliqit, e cila shpreson ta ketë sulmuesin në formë optimale për ndeshjet e sezonit të ri.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page