top of page

Alternime, kthjellime dhe reshje të pakta shiu/ Ja parashikimi i motit për sot, e enjte, 8 maj 2025!

  • May 8, 2025
  • 1 min read

Që në orët e para të mëngjesit vendi ynë do të dominohet nga alternime kthjellime dhe dhe vranësirash të shpeshta, të cilat herë pas-here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.


Më të dukshme reshjet do të paraqiten në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër.


Parashikohet që orët e pasdites të vijojnë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat Veriore – Verilindore duke lënë pjesën tjetër të territorit me kthjellime dhe vranësira të shpeshta, por pa reshje.


Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera më e ulët deri në 24°C vlera më e lartë në rang territori.


Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgë 3 ballë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page