top of page

Andrea Gërxho edhe 10 ditë të arrijë në formë, ka aftësi të mira…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 26, 2023
  • 1 min read

Futbollisti që ka lindur në Itali, por që ka pashaportë greke dhe shqiptare, Andrea Gërxho ka disa ditë që ka mbërritur te Skënderbeu dhe është duke zhvilluar fazën përgatitore me skuadrën në këto momente.

Por, problemi i parë për mbrojtësin 23-vjeçar që kur mbërriti te bardhekuqtë kishte të bënte me atë se nuk ishte stërvitur me grupin të paktën prej dy muajsh. Që në muajin maj që përfundoi edhe kampionati italian, Gërxho ka zhvilluar stërvitje individuale dhe vetëm në këtë moment u bashkua me grupin.

Gërxho në testin që Skënderbeu luajti ndaj Helzag luajti për 35 minuta, ndërkohë që ndaj Dinamos u aktivizua n pjesën e dytë. Të shohim nesër ndaj Malishevës se kur do të vendoesë trajneri Gvozdenoviç për ta aktivizuar.

Gjithsesi ka pak kg më shumë dhe do e pakta edhe 10 ditë të tjera që të përshtatet me grupin e lojtarëve. Marëdhëniet me topin i ka shumë të mira dhe mendohet që Gërxho të jetë një pikë kyçe dhe futbollist me të ardhme, edhe pse së pari duhet të fitojë duelin në krahun e djathtë me mbrojtësin dhe kapitenin e skuadrës, Erlis Frashëri.



bottom of page