top of page

Andrea Mano: Programi i Drejtësisë - Trajtimi i çështjeve për divorcet!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 3
  • 2 min read

Andrea Mano në faqen e vet zyrtare paraqet programin e Drejtësisë dhe shkruan këto rreshta:


"Programi i Drejtësisë - Trajtimi i çështjeve për divorcet!

Ah moj Korça jonë po të mbytin hallet!


Këto ditë, si deputet aktual dhe kandidat për deputet në 11 Maj, i Partisë Demokratike, forcës politike më të përparuar në këtë moment historik për fatet e qytetarëve dhe Shqipërisë, kam bashkëbiseduar me shumë prindër, nëna dhe motra që fatkeqësisht janë divorcuar, apo janë në procese gjyqësore për zgjidhjen e martesës.


Është e papranueshme që të dëgjosh që nuk po arrijnë të marrin prej muajsh vendimin e gjykatës, si dhe gjykimi nuk po përfundon prej vitesh.


Dëmet që kjo gjëndje e riorganizimit të sistemit gjyqësor ju ka shkaktuar, janë të pallogaritshme si në aspekt të integritetit moral ashtu dhe për atë të prespektivës së jetës tuaj duke ju futur në një pasiguri të papranueshme dhe gati të dënueshme.


Këtu gjithçka është e dhimbshme, por më jo njerëzore janë pasojat që këto vonesa sjellin për fëmijët e mitur.


Nëna dhe motra që keni keto probleme, ju premtoj se neglizhenca e pashpirt e pushtetit politik aktual ndaj jush do të marrë fund shumë shpejt!


Divorcet jane shtuar frikshëm dhe janë kthyer në një plagë serioze sociale në qarkun e Korçës, gjatë 12 viteve të keq-qeverisjes të këtij pushteti thellësisht të korruptuar, që buron nga koncepti degjenerues që vetë kryeministri ka për familjen dhe mungesën e respektit për prindërit, nënat dhe gratë e këtij vendi.


Si deputet aktual dhe kandidat për deputet i Partisë Demokratike, edhe për këtë plagë shoqërore, shpreh vëmendjen parësore dhe angazhimin maksimal tonin si forcë zhvilluese politike, për t`iu përkushtuar zgjidhjes institucionale të tyre sapo te vijmë në pushtet me votëbesimin tuaj në 11 Maj!”


“KORÇA BOOM”



bottom of page