Anxhela Mehmeti tregon për herë të parë arsyen pse u largua nga Skënderbeu
- Korca Boom
- Jul 1
- 1 min read
Updated: Jul 2
Anxhela Mehmeti, një nga lojtaret më të spikatura të Skënderbeut në disa sezone radhazi dhe e shpallur disa herë si liberoja më e mirë në kampionatin shqiptar, ka bërë një hap të ri në karrierën e saj duke u larguar nga ekipi korçar për t’u bashkuar me skuadrën e Pogradecit.
Në një prononcim për mediat, Mehmeti ka treguar për herë të parë arsyet e këtij vendimi:“Së pari, doja të provoja një eksperiencë të re. Së dyti, ishin disa arsye personale dhe familjare. Megjithatë, dua të theksoj se Pogradeci është një ekip shumë i fortë për sezonin që vjen.”
Ajo shprehet se ka gjetur një ambient pozitiv dhe mbështetje të madhe në ekipin e ri:“Në Pogradec kam gjetur një trajner shumë të mirë. Ndërkohë, ëndrra ime është të luaj për ndonjë ekip jashtë vendit, dhe besoj se pas një ose dy vitesh, kjo do të realizohet.”
Mehmeti është kthyer tashmë në një nga pikat e forta të ekipit pogradecar, jo vetëm për teknikën që e karakterizon, por edhe për shpirtin e garës dhe motivimin që i jep të gjithë skuadrës.
KORÇA BOOM



















