top of page

Ardi Gjançi emërohet Drejtor Sportiv te Skënderbeu

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 27, 2023
  • 1 min read

Një tjetër emër i ri është zyrtarizuar në radhët e Skënderbeut. Këtë herë bëhet fjalë për stafin. Ardi Gjançi do të jetë Drejtori i ri Sportiv në radhët e Skënderbeut.

Me këtë emër plotësohet edhe më shumë stafi te bardhekuqtë, ndërkohë që Gjançi gjatë gjithë kësaj periudhe ka qëndruar pranë presidentit Ardjan Takaj. Madje ditën e djeshme ka qenë prezent i pari në stadiumin “Skënderbeu”, teksa duket qartë edhe në këtë foto të publikuar nga “Korça Boom” që shikoni edhe më poshtë.

Për shumë kohë Drejtori Spotiv i emëruar tashmë ka qenë pranë presidentit duke zyrtarizuar emra lojtarësh, madje është duke kontaktuar edhe shumë futbollistë të tjerë që pritet të vijnë në vazhdim.

Me pak fjalë nga ky moment Skënderbeu do të ketë edhe Drejtorin Sportiv, i cili është Ardi Gjançi.

Suksese në detyrën e re, Ardi!



bottom of page