top of page

Ardit Nikaj, shkodrani që kërkon të bindë në majë të sulmit

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 19, 2023
  • 1 min read

Te Skënderbeu ka një “luftë” në vijën e parë të sulmit, pasi janë shumë emra tashmë që kërkojnë një vend titullari. Ardhja e Fleçer dhe Djabi, ka bërë që lojtarët që kanë qenë qysh në fillim të fazës përgatitore të japin më të mirën.

Ishte Rashica që në ndeshjet e deritanishme miqësore ka shënuar 3 gola, ndërkohë që ka shënuar në testin miqësor ndaj Lushnjës edhe Ardit Nikaj, sulmuesi tjetër i Skënderbeut.

Dy gola ka shënuar deri tani shkodrani, njërin ia ka shënuar Elbasanit dhe ai ndaj Lushnjës ishte i dyti. Edhe pse humbi edhe raste të tjera shënimi, Nikaj po tregon rritje nga ndeshja në ndeshje, duke parë që lojtarë të tjerë po presin radhën të jenë në majë, siç janë xhamajkani Fleçer dhe futbollisti nga Guinea, Djabi.

A do ia dalë 21-vjeçari të bindë me lojën e tij? Kjo mbetet për t'u parë, por Ardit Nikaj është vërtet një talent që premton shumë në vijën e parë të sulmit.



bottom of page