top of page

Ardit Nikaj, shkodrani që premton shumë te bardhekuqtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2023
  • 1 min read

Shkodrani Ardit Nikaj, ishte ndër besnikët që pranoi të luajë edhe në superligë me fanelën e Skënderbeut. Kjo foto është shkreupur në seancën stërvitore të pasdites së djeshme nga fotografi Olsi Hajdini, ndërkohë që Nikaj duket se është në topformë.

Ishte portali ynë “Korça Boom” që gjeti edhe lajmin e Ardit Nikaj që do të luajë për Skënderbeun edhe pse shumë media e quajtën të larguar sulmuesin në fjalë.

21-vjeçari është 1.82cm i gjatë dhe tashmë në këtë sezon të superligës premton shumë me fanelën e Skënderbeut.

Në seancat e fundit stërvitore Nikaj ka bërë një paraqitje të shkëlqyer dhe është një forcë më shumë për trajnerin Ivan Gvozdenoviç dhe stafin e tij në vijën e parë të sulmit.



bottom of page