Ardjan Takaj u premton huazime pogradecarëve…
- Korca Boom
- Jul 25, 2023
- 1 min read
Skuadra e Pogradecit akoma nuk ka marë formën e vet të plotë. Ekipi liqenor është duke punuar për të afruar lojtarë. Një shpresë e madhe e tyre është edhe fakti se do të marrin disa futbollistë nga skuadra korçare.
Ka qënë Kopi Gusho me cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv që ka deklaruar se: “Po presim deri sa të sistemohet edhe Skënderbeu. Kemi biseduar me presidentin Takaj dhe na ka premtuar për të na afruar 3 futbollistë në formën e huazimit”.
Pra, duket se tek Skënderbeu nuk do të ketë vend për të gjithë futbollistët aktualë dhe Pogradeci shihet si një zgjidhje për tu dhënë minuta loje në këmbët e tyre.
