Armand Duka "harron" stadiumin e Korçës
- Korca Boom
- Jun 5
- 1 min read
Mbrëmjen e djeshme, Presidenti i FSHF-së, Armando Duka, ishte i ftuar në një emision ku foli gjatë dhe gjerësisht për ndeshjen e radhës të Kombëtares shqiptare, atë që do të luhet më 7 qershor kundër Serbisë.
Natyrisht, mes pyetjeve të gazetarit nuk munguan ato që lidhen me ndërtimin e stadiumeve, dhe më konkretisht me stadiumin e Korçës, për të cilin ka një interes të madh nga sportdashësit vendas.
Megjithatë, Armando Duka nuk e përmendi fare këtë çështje. Ishte një mungesë që bie në sy, harrim, ndoshta jo i qëllimshëm, por që lë të kuptohet se ndërtimi i stadiumit mund të hyjë në një tjetër fazë shtyrjeje, pavarësisht premtimeve dhe datave të përmendura më parë.
“KORÇA BOOM”
